E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi publikon të tjera fakte për pronën e “Tajvanit”

Sipas Olldashit, në kontratën e shitjes së kësaj prone, trualli blihet me 12 mijë lekë për m2.

“Kam dëgjuar bashkinë e Tiranës  që pas prononcimit tim doli dhe tha që,  ky është çmimi i tregut, ndërkohë që  të gjithë e dimë që ky nuk është çmimi i tregut, sepse çmimi i truallit në qëndër të Tiranës ka një diferencë shumë të madhe nga ai i  që është servirur nga Bashkia e Tiranës.  Megjthëse për të provuar sesa i gënjështërt është  pretendimi i Bashkisë së Tiranës, unë do të përdor përsëri një shkresë të Bashkisë së Tiranës”, u shpreh Olldashi.

Ai shtoi se prona që rrethon hotel Dajtin, në vitin 2004 u fut në proces shitje, në vlerësimin e Bashkisë së Tiranës çmimi  me të cilin duhej të shitej trualli  përballë këtij hoteli ishte 1500 Euro për m2. “Pra kemi këto fakte, në tetor të vitit 2004 Bashkia e Tiranës, truallin  përballë hotel Dajtit e vlerëson me  1500 euro për m2, në maj 2005 katër muaj më vonë, çmimi matanë rrugës, në lulishten e Tajvanit e vlerëson me 97 Euro për m2”, vijoi ai.  Ai shtoi se “brenda të njëjtit kuadër ligjior, të bazuar në të njëjtat ligje,  të bazuara në të njëjtat rregullore  që funksiononin si dhe të bazuara në të njëjtat rregulla të përcaktimit të çmimit të truallit publik, dhe kemi njërën me 97 Euro dhe tjetrën me 1500 Euro. Sepse të parën do ta blinte Besnik Sula dhe të dytën  nuk dihej kush do ta blinte”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›