E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gigs: Finalja me Barcelonën është e barabartë

Mançester - Finalja e Ligës së Kampioneve mes Mançesterit dhe Barcelonës do të jetë e hapur për të dyja skuadrat. Ky është konkluzioni i legjendarit të Mançesterit, Rajan Gigs, i cili me këtë ekip është pranë titullit të tretë të evenimentit më të madh të futbollit evropian.

“Finalja kundër Barcelonës do të jetë 50 me 50. Të dyja ekipet do të luftojnë për të fituar titullin kampion në Itali. Jemi dy ekipe të forta dhe finalja mund të konsiderohet e barabartë”, deklaron Rajan Gigs.

Finalja e madhe mes Mançesterit dhe Barcelonës do të zhvillohet në 27 maj në stadiumin “Olimpiko” të Romës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›