E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden nis turin në Ballkan

Sarajevë - Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden nisi mëngjesin e sotëm vizitën e tij në Ballkan. Stacioni i para i këtij turi është Sarajeva. Biden do të qëndrojë sot në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, dhe më pas do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën.

Kjo vizitë shihet si një sinjal i rëndësishëm për Ballkanin nga ana e analistëve. Zëvendëspresidenti amerikan nuk është figurë popullore në Serbi, pasi ai njihet ndërkombëtarisht si një përkrahës i çështjes së Kosovës. Megjithatë, Tadiç ka deklaruar se do të hapë një kapitull të ri me Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›