E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giorgio Napolitano rizgjidhet president i Italisë

Gazeta Shqip

napolitaniGiorgio Napolitano është rizgjedhur President i Italisë. Ai ka marrë 738 vota duke kaluar kuorumin prej 504 dhe është përshëndetur me ovacione në sallën e Parlamentit. Kundër Napolitanos kanë qenë vetëm deputetët e Lëvizjes 5 Yjet, lideri i të cilëve, Beppe Grillo e ka cilësuar votimin si grusht shteti.

Napolitano, që ishte shprehur disa herë se nuk do të pranonte një kandidaturë të dytë për President, u detyrua sot të ndërrojë mendim e të ofrojë gatishmërinë e tij për të mbuluar këtë detyrë, gjë që iu kërkua me forcë nga PdL, Lega dhe PD.

Kjo e fundit ka kaluar ditët e fundit më të vështira të jetës së saj: jo vetëm nuk arriti zgjedhjen e dy kandidatëve të saj të parë Franco Marini e Romano Prodi, por humbi rrugës Sekretarin dhe Presidentin e saj, përkatësisht Pierluigi Bersani dhe Rosy Bindi, që dhanë dorëheqjen pas rezultatit të djeshëm në Parlament.  Napolitano, 87 vjeç, është i pari president i Italisë që zgjidhet për të dytën herë rresht.

20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Giorgio Napolitano rizgjidhet president i Italisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›