E Hënë, 2 Nëntor 2026

Giro d’Italia, Juan Ayuso fiton etapën e 7-të

Juan Ayuso (UAE Team Emirates) është fitues i etapës së shtatë të Giro d’Italia. Spanjolli mundi shokun e tij të skuadrës, Isaac Del Toro dhe kolumbianin Egan Bernal (INEOS Grenadiers) me katër sekonda.

Vendi i katërt për Primoz Roglic (Red Bull-Bora-Hansgrohe) i cili rikthehet në fanellën rozë, ndërsa i pesti për Ciccone, përpara Antonio Tiberi dhe Damiano Caruso (Bahrein-Victorius).

Në klasifikimin e përgjithshëm, Roglic rikthehet në krye me katër sekonda me Ayuso dhe nëntë me Del Toro, ndërsa Tiberi ngjitet në vendin e katërt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›