Giro d’Italia, Nico Denz fiton etapën e 18-të

Nico Denz ka fituar etapën e 18-të të Giro d’Italia. Gjermani ishte pjesë e arratisjes së parë të grupit të madh prej 30 çiklistësh, nga të cilët më pas mbetën një grup prej 11 konkurruesish. 15 km nga finishi, gjermani nis sulmin i vetëm duke treguar se është një shkëputës dhe sprinter i mirë.
Nico Denz, çiklisti i Red Bull-it, i cili mori dy fitore në edicionin e vitit të kaluar të Xhiros së Italisë, u rikthye sërish në qendër të vëmendjes! Një fitore e madhe për gjermanin, në etapën e 18 të Giro D;Italia, duke treguar se ai ishte më i forti dhe më i zgjuari në një ditë të dominuar nga shkëputjet. Në total, kjo është fitorja e shtatë e gjermanit si profesionist. Ndërsa, Mirco Maestri dhe Edward Planckaert plotësojnë podiumin e fituesve të kësaj etape.
Dy vjet më parë, Nico Denz ishte një nga çiklistët më të mirë në Giro d’Italia. Jo për fitimin e titullit të përgjithshëm, as për të qenë lider, por për shfaqjen e vërtetë nga garuesit me shkëputje. Kjo gjë u vërtetua edhe në fitoren e shkëlqyer në etapën e 18-të Giro D’Italia. Një sulm surprizë ndaj garuesve të tjerë me shkëputje dhe një triumf i tij i vetëm në finish.
Favoritët si Groves, Van Aert dhe Pedersen përfunduan pothuajse 14 minuta prapa, me Isaac del Toro që arrin të mbajë fanellën rozë, por të kërcënuar më shumë se kurrë me dy etapat e ardhshme malore, të cilat do të vendosin shumë përsa i përket renditjes së përgjithshme të edicionit të 108 të Giro D’Italia. Fati i keq për Juan Ayson.
Çiklisti spanjoll, nuk arrin ta përfundojë etapën e 18 të Xhiros së Italisë, pasi në kilometrin e 35-të, një bletë e pickon në sy, duke ia bërë të pamundur pedalimin më tej.
Ayuso zbriti nga biçikleta e tij me syrin thuajse të mbyllur dhe hipi në makinën e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i dhënë fund kështu një ëndrre rozë që u shndërrua në një makth. Së bashku me Primozh Rogliç përfundon edhe aventura e Juan Ayuso-s në edicionin e 108 të Giro d’Italia.