E Hënë, 2 Nëntor 2026

Giro d’Italia, Van Uden triumfon në Leçe

Rikthehet Giro d’Italia 2025 tashmë me etapën e katërt Alberobelo – Leçe 187 kilometra. Kasper Van Uden i djeg të gjithë në Leçe dhe fiton etapën e katërt të Giro d’Italia. Pas 23-vjeçarit holandez, që e ka fitoren e parë të karrierës në një garë të madhe të Turit Botëror të Çiklizmit, vjen bashkatdhetari Olav Koij. I katërti mbajtësi i fanellës rozë Mads Pedersen, që mbetet kryesuesi i renditjes së përgjitshme të Giro d’Italia edhe pas etapës së katërt.

Alberobelo – Leçe ishte etapa e parë në tokën italiane pas triptikut të parë në Shqipëri në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Nisja nga Alberobelo në një gjatësi prej 187 kilometrash. Një etapë e përshkruar nga një shkëputje shumë e gjatë e spanjollit Françisko Munjoz, i kapur vetëm disa kilometra larg finishit.

Avantazhi maksimal i arritur nga Munoz, kjo nga grupi i madh i ndjekësve, ishte në Çmimin e Madh të etapës në Puntinjano, teksa shkoi pesë minuta. Munjoz u arrit 57 kilometra nga finishi, ndërsa i vetëm ka përshkruar 132 kilometra në etapën e katërt Alberobelo – Leçe. Kësisoj Pedersen vazhdon kryesimin, ndërsa etapa e pestë do të jetë Çelje Mesapika – Matera e gjatë 144 kilometra.   

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›