E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vllaznia nuk ndalet, pas Osmanit largohet edhe Brdariç

Vllaznia nuk ndalet, pas largimit të drejtorit sportiv, Tefik Osmani, ka mbërritur dhe zyrtarizimi i ndërprerjes së bashkëpunimit me Thomas Brdariç. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuqeblu me një postim në rrjetet sociale.

Brdariç largohet kështu nga pankina e skuadrës shkodrane pas një viti, duke dështuar në momentin e fundit për të siguruar titullin kampion, u mund në finale nga Egnatia me rezultatin e thellë 4-0.

Njoftimi i klubit:

“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës tonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›