“Giro d’Italia”, punonjësit e policisë marrin porositë e fundit! Rrugët që bllokohen në orën 13:00

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës dhe shërbimet e komisariateve në varësi të DVP Tiranë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike përgjatë 2 ditëve kur ky aktivitet do të zhvillohet në Tiranë.
Mëgjesin e sotëm, punonjësve të policisë u janë dhënë porosi të qarta për respektimin rigoroz të detyrave funksionale, për garantimin e sigurisë përgjatë itinerarit të garës, për ofrimin e asistencës, si dhe për orientimin e qytetarëve.
Policia gjithashtu rikujton qytetarët se në orën 13:00 të ditës së sotme do të fillojë bllokimi i akseve të mëposhtme
Rruga “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG-ut);
Rrethrrotullimi i TEG-ut deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
Rruga e Elbasanit,
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rruga “Ali Shefqeti”;
Rruga “Alajdin Frashëri”;
Rruga e Rexhekrit;
Rruga “Muhamet Deliu”, deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
Rruga “Sotir Çaci”;
Rruga “Xhanfize Keko”;
Rruga “Arkitekt Kasemi”;
Bulevardi “Zhan D’Ark”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
Në brendësi të ish-Gardës së Republikës;
Rruga pas Pallatit të Kulturës;
Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve ë të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie./vizionplus.tv