E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen bombola e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit në banesën e saj në Neos Kosmos, Greqi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa e mitura po ndihmonte nënën në përgatitjen e ushqimit. Sipas raportimeve nga mediat greke, vajza ka marrë djegie të gradës së dytë dhe pritet t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve plastike kirurgjikale në ditët në vijim, me qëllim zvogëlimin e dëmeve në lëkurë.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhjeje gazi që mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›