Girona nuk dorëzohet, 3-0 kundër Valladolidit dhe -6 nga Reali

Girona nuk dorëzohet, i rikthehet fitores pas tri javësh dhe dy humbjeve radhazi, duke mbajtur ritmin me Real Madridin, i cili e mposhti Sevillan falë magjisë së Modric. Të besuarit e Michel mundën Valladolidin 3-0 në fund.
Në stadiumin Montilivi gjithçka ndodhi në pjesën e dytë: Tsygankov kaloi ekipin vendas në avantazh dhe në limitet e sfidës Savio u kujdes me një dygolësh (91′ dhe 95′) për të ndezur festën. Suksesi i lejoi Gironas të largohet nga Barcelona, tani me dy pikë prapa në renditje, dhe të mbajë lojën të hapur për fitoren e La Ligës, pavarësisht se në përplasjen e drejtpërdrejtë luftanija e Ancelottit tregoi epërsinë e saj duke u imponuar me një fitore 4-0.