E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Girona parakalon Realin e Madridit, katalanasit nuk njohin ndalesa, rimarrin kreun e La Ligës

Girona është një realitet i bukur i kampionatit spanjoll. Ekipi bask mundi Alaves në takimin përmbyllës të javës së 17 dhe rimori kreun e klasifikimit në La Liga.

Njeriu i ndeshjes për Gironen ishte ukrainasi Dovbyk. Ai zhbllokoi shifrat në minutën e 23 me një gjuajte me kokë në një aksion, ku topi ishte kthyer nga portieri Sivera pas tentativës së Koutos.

Në minutën e  42 vjen edhe goli i dytë që e çon skuadrën vendase në avantazh sigurie në dhomat e zhveshjes, këtë herë ai që shënoi ishte Portu. Për të festuar më së miri këtë sukses mendoi edhe një herë Dovbyk, me 11-metersh  në minutën e  59.

Suksesi e ngjiti skuadrën e trajnerit Mishel në kuotën e 44 pikëve, dy më shumë sesa Real Madrid që kryesoi vetëm 24 orë la ligën pas fitores së lehtë ndaj Villareal të dielën në mbrëmje. Skuadra tjetër katalanase është e treta me 9 pikë distancë nga vendi i parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›