E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sokol Mjacaj përpara gjykatës, edhe zyrtarët e burgut të Peqinit njihen me masën e sigurisë

Në gjykatën e Elbasanit po zhvillohet seanca për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarë të burgut të  Peqinit  për ngjarjen e rëndë të së premtes ku Mjacaj qëlloi për vdekje me pistoletë të burgosurin Arben Lleshi dhe plagosi një të dënuar tjetër.

I dënuari përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015 Sokol Mjacaj është shfaqur i qetë në gjykatë teksa qëndron nën masa të rrepta sigurisë pas hekurave.

Gjykata pritet të komunikojë masën e sigurisë ndaj tij dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë dhe civilë, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me  të për futjen e armës brenda ambienteve të burgut.  Mes të arrestuarve është edhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha.

Ndërkohë për ngjarjen e rëndë, Prokuroria e Elbasanit ka si pistë kryesore hetimi, atë të  vrasjes më pagesë, por Sokol Mjacaj ka deklaruar se me viktimën ka pasur konflikte.

Ai u ka thënë hetuesve se Arben Lleshi nuk e ka pranuar në sektorin e tij, prandaj konflikti mes tyre ka degraduar deri sa të premten vendosi ta qëllonte me armë.

Ndërsa për armën, ai ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë.

Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin i cili ndodhej në qeli, ndërsa plagosi të burgosurin tjetër Indrit Shaqja. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›