E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gisele, sërish në formë perfekte

Eshtë bërë nënë para tre muajsh, por është kthyer në forme perfekte trupore sa hap e mbyll sytë.

Top modelja Gisele Bundchen nuk ka humbur kohë për të qenë sërish elegante. Nëna e re vazhdon të stërvitet në palestër dhe është gati për t'u rikthyer në pasarelë.

Në trupin e saj nuk ka lënë asnjë shenjë lindja e djalit Benjamin, frut i dashurisë me partnerin e saj Tom Brady.

Gisele tregon se shtoi 13 kilogramë gjatë shtatzanisë dhe se i humbi ato shumë shpejt, falë muskujve gjithnjë të integruar. Kujtojmë se Gisele gjatë gjithë kohës është marrë me gjimnastikë dhe ka patur një ushqim të ekuilibuar.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›