E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër arrestim për Doherty

Pete Doherty është sërish në qendër të thashethemeve. Këngëtari është arrestuar pasi akuzohet se kishte furnizuar me drogë trashëgimtaren britanike Robin Whitehead në janar.

31-vjecari, i njohur për skandalet e tij me lëndër narkotike, është marrë në pyetje bashkë me katër persona të tjerë. Për momentin ai është liruar, por në prill duhet t'u përgjigjet sërish pyetjeve të hetuesve.

Doherty e Whitehead, së fundmi kishin punuar së bashku për realizimin e një dokumentari të drejtuar nga 27-vjecarja me titullin "The road to Albion", e që kishte si qëllim rrëfimin e jetës së popstar-it dhe grupit të famshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›