E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giuseppe Tornatore, me katër filma në Tiranë

Prodhime kinematografike që mbajnë firmën e regjisorit të njohur italian Giuseppe Tornatore vijnë në një pasqyre përmbledhëse në Tiranë. Projektimi i tyre, i cili filloi dje në Teatrin Kombëtar do të përfundojë më datë 2 maj. Për publikun shqiptar vijnë 4 filma siçilianë

Nuovo Cinema Paradiso, LUomo Delle Stelle, Malena dhe Baaria. Këto filma do të shoqërohen nga disa dokumentarë të rrallë, që Tornatore ka drejtuar në fillim të viteve '80, në periudhën që punonte për rrjetin e tretë të RAI. Kjo pasqyrë eksploron raportin kinematografik ndërmjet Tornatores dhe ishullit Siçilia dhe që vë në pah lidhjen e fortë ndërmjet regjisorit e vendit të origjinës. La Cuna Del Sogno. La Sicilia Nel Cinema Di Tornatore është titulli i pasqyrës, që për tre ditë do të sjellë në Shqipëri horizontet dhe ngjyrat verbuese të Siçilisë, të para përmes kamerës së një prej regjisorëve më të rëndësishëm italianë që është gjithmonë i vlerësuar dhe jashtë Italisë. Nëntëdhjetë fotografi nga setet e dhjetë filmave të tij, duke ndaluar momentet më të rëndësishme, fytyrat, peizazhet dhe shumë çaste nga jeta në set do të plotësojë nismën ekspozita fotografike Uno Sguardo dal Set. Ekspozita është ndarë në njëmbëdhjetë pjesë, një për çdo film me ri-prodhimin e manifestit origjinal dhe në fillim një seleksionim të fotografive të Tornatores në set. Aktiviteti promovohet nga Fondacioni Bonino-Pulejo në Messina në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe që bën pjesë në projektin Italia e Albania 2010- Due Popoli, Un Mare, Un Amicizia.

Last Updated on E Premte, 30 Prill 2010 19:54

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›