E Diel, 1 Nëntor 2026

Given mund te largohet

Menaxheri i Manchester Cityt Roberto Mancini ka bere te ditur se do te lejoje largimin e portierit Shay Given ne janar. Given ka humbur vendin ne formacionin baze nga Joe Hart dhe nuk eshte paraqitur ne asnjeren prej tete ndeshjeve te ketij sezoni.

Pas fitores 2-0 ndaj Wiganit Mancini tha I kam thene atij se mund te mbetet por e respektoj vendimin e tij dhe nese deshiron te largohet atehere do ta kete ate mundesi.

Mancini theksoi se kishte kuptuar brengat e Givenit i cili ne fundjave shprehu pakenaqesine e tij per mungese te paraqitjeve. Kam respekt te madh per te dhe e kam njoftuar per situaten. E kuptoj shqetesimin e tij theksoi Mancini. Sipas medieve angleze Newcastle do te kerkoje leje te vecante nga Premierliga per huazimin e Givenit para afatit kalimtar te janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›