E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito hidherohet ne Benitezin

Sulmuesi i Interit Diego Milito eshte i hidheruar me Rafa Benitezin qe gjithmone e zevendeson ate dhe ka kerkuar te bisedoje me trajnerin.

Reprezentuesi argjentinas ende nuk ka shenuar gol ne sezonin e ri dhe u zevendesua per here te katert kete edicion ne fitoren 2-1 ndaj Palermos te dielen.

Kamerat televizive treguan pamje ku Milito pyeste Pse une jam ai qe zevendesohet gjithmone Milito po ashtu nuk i dha doren Benitezit pas zevendesimit. Pasi u ul ne banke ai degjohej duke thene Kjo nuk eshte ne rregull. Ne duhet te bisedojme rreth kesaj.

Ndersa pas ndeshjes Benitez tha Milito zhvilloi nje ndeshje te shkelqyeshme me perplot gjera qe duhet ti beje nje sulmues ne menyre qe ekipi i tij te luaje mire. Atij i mungoi vetem goli por do te vjen se shpejti. Kam biseduar me te dhe jam i hidheruar me Diegon vetem sepse ai eshte i hidheruar me veten. Ai nuk duhet te brengoset qe nuk eshte duke shenuar.

Benitez lavderoi angazhimin e argjentinasit. Ai duhet te mendoje per punen e mire qe ka bere per ekipin. Kjo me ka ndodhur edhe me pare kur nje sulmues nuk shenonte. Ishte Peter Crouch te cilin e transferuam ne Liverpool nga Southampton. Me pas realizoi dhe ne u kritikuam kur e shitem. Milito eshte shume i rendesishem per ne dhe se shpejti ai do te shenoje shume gola perfundoi Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›