E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gj. Administrative Amb. e SHBA Miratoni shpejt ligjin

Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative te njohur si ligji mbi Gjykatat Administrative. Me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te Sh.B.A. te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator 2010 thuhet ne reagimin e kesaj ambasade.

Me tej ambasada e SHBA-ve thekson se Ligji mbi Gjykatat Administrative eshte nje prej gjashte perberesve te Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit - Shqiperi i cili u nenshkrua ne shtator 2008. Projektligji ka mbetur pezull ne kuvend nga fillimi i vitit 2009. Deshtimi per ta miratuar kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut thuhet me tej.

Sipas deklarates Ligji per Gjykatat Administrative eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike.

Ambasada vlereson se ligji mbi Gjykatat Administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi taksat pensionet regjistrimin e pronave kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme. Gjithashtu ngritja e ketyre gjykatave do te perafronte me tej sistemin gjyqesor te Shqiperise me standartet e kerkuara per integrimin ne BE thuhet gjithashtu.

Ligji per ngritjen e Gjykates Administrative eshte pergatitur me shume se dy vite me pare dhe ai nuk eshte miratuar pasi kerkon vote te cilesuar ne Parlament prej 84 deputetesh nderkohe qe opozita nuk i ka dhene votat e saj.

2010-09-27 1321

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›