E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjahtari i rekordeve” – Erling Haaland i pandalshëm, kap të radhës

Erling Haaland vazhdon gjuetinë për rekorde!

Sulmuesi norvegjez realizoi dy gola në ndeshjen e fundit në Champions, duke shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij dhe në historinë e Manchester Cityt.

Pavarësisht rezultatit të ditës, Haaland vazhdon të konfirmojë se është një nga sulmuesit më vendimtarë të futbollit modern. Me dopietën e fundit, ai arriti kuotën e 60 golave në Champions League, në vetëm 61 ndeshje të luajtura në këtë kompeticion.

Sipas statistikave të publikuara, norvegjezi bëhet lojtari më i ri dhe më i shpejtë që arrin këtë shifër, duke e përmirësuar rekordin e mëparshëm të Lionel Messit me 20 ndeshje më pak.

Por rekordet nuk përfundojnë këtu! Haaland është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Manchester Cityt në historinë e Champions League.

Ja renditja e golashënuesve të klubit në këtë kompeticion:

Erling Haaland – 38 gola në 41 ndeshje

Sergio Aguero – 36 gola në 64 ndeshje

Shifrat flasin vetë: Haaland ka arritur të lërë pas një emër legjendar si Aguero, duke e bërë këtë me më pak ndeshje.

Fitore, humbje apo barazime, norvegjezi vazhdon të bëjë atë që di më mirë: të shënojë gola dhe të thyejë rekorde.

Haaland nuk ndjek vetëm golat, por edhe historinë!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›