“Në vjeshtën më të bukur të jetës time”, Sali Berisha feston sot datëlindjen, ja sa vjeç bën kreu i PD

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha feston ditën e sotme datën e lindjes.
Kryedemokrati feston 82 vjetorin e lindjes.
“Në vjeshtën më të bukur të jetës time”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin social Facebook, teksa ka ndarë një foto krah bashkëshortes së tij, Liri Berisha.