E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakove, i riu grabitet me dhune

Nje djale 20-vjecar eshte bere objekt grabitjeje te dhunshme nga persona qe jane duke u kerkuar. Policia e Gjakoves tha se ngjarja ndodhi dje ne oren 00:30 ne fshatin Lug Bunar. Djaloshi shqiptar po shkonte ne shtepi, pasi mbaroi punen ne restorantin “Perparimi S.A” ne kete fshat ku dhe jeton, kur u sulmua nga dy persona para shtepise se tij. I riu u qellua me mjete te forta, duke marre plage ne trup. Autoret u zhduken pasi moren 120 euro qe 20-vjecari kishte ne xhepa. Policia arrestoi dje nje 23-vjecar dhe nje 34-vjecar nga Gjakova, qe tha se ishin autoret e ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›