Gjashtë alternativat e Martinos për mbrojtjen

Barcelona vazhdon të kërkojë për një qëndërmbrojtës. Tekniku i ri Gerardo "Tata" Martino ka ndjekur miqësoren e humbur kundër Bayern Munchen dhe së bashku me menaxherin e klubit kanë dalë në konkluzion se katalanasve iu duhet një i tillë.
Pas dështimit me Thiago Silva, Marquinhos dhe David Luiz, Barça po mendon për gjshtë opsione të tjera. Katër prej tyre të njohur për futbollin europian dhe të kërkuar edhe më parë nga Barcelona, ndërsa dy të tjerët janë ish lojtarë të Martinos te Newell's Old Boys.
Emrat e tyre janë këta:
Mats Hummels - Borussia Dortmund
Vincent Kompany - Man.City
Thomas Vermaelen - Arsenal
Inigo Martinez - Real Sociedad
Santiago Vergini - Newell's Old Boys
Marcos Caceres - Newell's Old Boys