E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjashtë anije të mbytura për turizëm nënujor

SARANDE- Anija ushtarake amerikane "Grapple", e përfundoi dje misionin e saj për nxjerrjen dhe transportin e gjashtë anijeve të mbytura të flotës luftarake detare shqiptare, drejt brigjeve të Ksamilit, ku do t`i shërbejnë turizmit nënujor, i pari i këtij lloji në ujërat tona. Anijet e mbytura i përkisnin vitit 1997 dhe që atëherë, qëndronin nën ujë, në gjirin e Limjonit pranë portit të Sarandës.


Më 27 korrik, mbërriti anija amerikane Grapple, e cila operacioni special, t'i
zhvendosë këto anije drejt brigjeve të Ksamilit,ku tashmë janë në thellësinë 32 metra. Operacioni ka kushtuar 1.5 milionë dollarë dhe ishte pjesë e një bashkëpunimi mes ushtrisë shqiptare dhe asaj amerikane.


Dje, nën praninë të Ngarkuarës me Punë të SHBA në Tiranë, Deborah Jones, zv/ministrit të Mbrojtjes, Ekerem Spahia dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferi, ky operacion përfundoi dhe si akt të fundit, pati vendosjen e një pllake në një prej anijeve në thellësi të detit, që shërben për të evidentuar këtë bashkëpunim dypalësh shqiptaro- amerikan.


Ministri Xhaferi tha se tashmë, Sarandës që është bartëse e turizmit të ujit, rërës e trashëgimisë antike e kulturore, i shtohet dhe turizmi nënujor. Dhe kjo, me disa anije që i përkisnin periudhës së luftës, e që tani, do shërbejnë vetëm për qëllime paqësore, e aq më tepër, turistike. Ndërsa zonja Jones theksoi rëndësinë e shtrirjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit.


USNS GRAPPLE [Grepll] është një anije shpëtimi e cila u fut në shërbim në 15 Nëntor 1986. Këto anije bëjnë shpëtime në zona luftimi, rimorkim në oqean të hapur, nxjerrjen nga deti te objekteve të zhytura, dhe operacione zhytjeje me njerëz deri në një thellësi prej 300 legash si dhe shërbime mbështetëse për shuarje zjarresh për Marinën amerikane dhe Aleancën.


GRAPPLE ka bërë dhe do të vazhdojë të kryejë shërbime humanitare për nxjerrjen nga nënuji me kërkesa të agjencive të ndryshme dhe qeverive të huaja. Operacione të rëndësishme shpëtimi janë nxjerrja e avionit TWA 800 në korrik të vitit 1996 pranë bregut të Long Island, Nju Jork, nxjerrja e avionit Swissair 11 në shtator të 1998 pranë bregut të Nova Skotias, Kanada, si dhe avionit të EgyptAir 990 në 1999 pranë brigjeve të Nentaket, Masaçusets.


Në secilin nga këto raste, GRAPPLE ka arritur të nxjerrë pjesë të konsiderueshme të avionëve të rrëzuar duke ndihmuar në hetimin e përcaktimin e shkaqeve
të tragjedive.


USNS GRAPPLE ka rimorkiuar mjete lundrimi të panumërta (me energji konvencionale si dhe nukleare) përfshirë anijen luftarake USS IOWA, dhe ka siguruar dhoma zhytjeje me ajër te dekompresuar për njësi të ndryshme zhytjeje, përfshirë Njësitë e Lëvizshme të Zhytjes dhe Shpëtimit, skuadrës për Eliminimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpërthyera, si njësitë speciale të luftës SEAL.


Kjo anije gjithashtu çdo dy vjet kalon gjashtë muaj në Mesdhe duke ndihmuar Forcat e Aleancës dhe ato të SHBA.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›