E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjashtë muaj pasi mori detyrën, shkarkohet kryeministri i Haitit

Kryeministri i Haitit, Garry Conille është shkarkuar nga këshilli qeverisës i vendit më pak se gjashtë muaj pasi ai mori detyrën, raporton BBC.

Një urdhër ekzekutiv, i nënshkruar nga tetë nga nëntë anëtarët e këshillit, emëroi biznesmenin dhe ish-kandidatin e Senatit të Haitit, Alix Didier Fils-Aime si zëvendësues të Conille.

Conille e përshkroi rrëzimin e tij si të paligjshëm, duke thënë në një letër se shkarkimi ngriti “shqetësime serioze” për të ardhmen e Haitit.

Haiti aktualisht nuk ka as president e as parlament dhe, sipas kushtetutës së tij, vetëm ky i fundit mund të shkarkojë një kryeministër në detyrë.

Conille u betua më 3 qershor.

“Kjo rezolutë, e marrë jashtë çdo kuadri ligjor dhe kushtetues, ngre shqetësime serioze për legjitimitetin e saj”, tha Conille ne letrën e parë nga Reuters.

Këshilli presidencial kalimtar i Haitit (TPC) u krijua në prill pasi Ariel Henry, paraardhësi i Conille, u detyrua të largohej nga detyra nga një rrjet bandash që kishin pushtuar pjesë të kryeqytetit Port-au-Prince.

Më shumë se 3,600 njerëz janë vrarë në Haiti që nga janari dhe më shumë se 500,000 janë dashur të lënë shtëpitë e tyre, sipas OKB-së, e cila e përshkruan Haitin si një nga vendet më të varfra në botë.

Dy milionë haitianë aktualisht përballen me nivele emergjente urie, tregojnë të dhënat e OKB-së, ndërsa pothuajse gjysma e popullsisë “nuk ka mjaftueshëm për të ngrënë”./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›