E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri spanjoll miraton paketë të re ndihme prej 3.8 miliardë eurosh për të prekurit nga përmbytjet

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi sot miratimin e një pakete të re për të mbështetur të prekurit nga përmbytjet vdekjeprurëse të 29 tetorit në rajonin e Valencias, që arrin në gati 3.8 miliardë euro.

Qeveria njoftoi javën e kaluar një plan ndihme prej 10.6 miliardë eurosh pas fatkeqësisë që shkaktoi vdekjen e të paktën 220 personave.

“Qeveria është e pranishme dhe do të jetë e pranishme me të gjitha mjetet e nevojshme dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ne do të vazhdojmë të punojmë për të rivendosur normalitetin në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore”, premtoi kreu i qeverisë në një konferencë për shtyp.

Paketa e ndihmës së parë e shpallur javën e kaluar përfshinte mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme, profesionistët e pavarur dhe familjet që kanë përjetuar vdekje, paaftësi për punë dhe të cilëve u është dëmtuar shtëpia ose prona.

Mijëra ushtarë, policë, xhandarë dhe punonjës të urgjencës po riparojnë infrastrukturën e dëmtuar, po shpërndajnë ndihma dhe po kërkojnë për dhjetëra njerëz që mbeten të zhdukur./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›