E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore

Fernando Torres beson se Liverpool mund të kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, nëse fiton të gjitha gjashtë ndeshjet e mbetura në Premierligë.

Reds gjenden në pozitën e pestë në tabelë, pas fitores 3-0 ndaj Sunderlandit të dielën, dhe kanë katër pikë më pak se Tottenham – i katërti – që ka zhvilluar një ndeshje më pak.

“Ne e dimë se duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet tona dhe besoj se mund të arrijmë këtë. Kemi gjashtë ndeshje dhe duhet t’i fitojmë të gjitha”, tha Torres për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›