E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashtë personazhe kërkojnë autor në TK

“Gjashte personazhe kerkojne autor” te dramaturgut italian Luixhi Pirandelo, do te vihet ne skenen e Teatrit Kombetar nga regjisori Mehmet Xhelili. Kjo pjese eshte nje nga veprat më të rëndësishme të dramaturgjisë botërore të shekullit të njëzetë. Në të trajtohet një gamë e gjerë problemesh të karakterit psikologjik, social, filozofik dhe universal. Në skenën e një teatri ku një trupë aktorësh janë duke bërë prova në një ditë të zakonshme, shfaqen nga kushedi se ku, gjashtë personazhe. Kur regjisorja i pyet se përse kanë ardhur, ata i përgjigjen se kërkojnë një autor, sepse, një autor tjetër, pasi i ka krijuar në fanatazinë e tij, i ka refuzuar dhe nuk i ka futur në botën e artit.

"Ne rradhe te pare vepra te kete nje force te tille terheqese dhe
interesante per publikun, dmth te zgjoje interesin e tij. Te jete nje
veper qe ka nje histori te bukur, nje subjekt te bukur, ka nje
problematik, e prek publikun ne ato gjera qe ate e shqetesojne me
shume", thote Mehmet Xhelili, regjisor.

"Gjashtë personazhe kërkojnë autor" mbart një gjuhë sa të pasur
intelektuale, aq edhe të ngjeshur me veprim e dramaticitet. Vepra do te
vije ne skene nen interpretimin e aktoreve Fatos Sela, Eftjola Laçkaj,
Marjeta Ljarja, Dritan Boriçi, Olta Dako, Fadil Kujovska, Olta Gixhari,
etj. Skenografia eshte ndertuar nga Genc Shkodrani nhdersa kostumet nga
Anila Zajmi.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›