E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca shmang presidentin. PD: Kriza zgjidhet në parlament

Partia Demokratike shmang presidentin Bamir Topi nga zgjidhja e krizes politike dhe ndermori hapin konkret per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit kete te enjte, ne 4 shkurt. Nisma e mazhorances u be publike nga nënkryetari i selise blu Astrit Patozi. "Ne jemi te gatshem qe mundesisht kete te enjte te nisim ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e fundit, duke pasur qellimin e mire te kthimit te opozites ne Parlament", beri te ditur Astrit Patozi, n/kryetar i PD-se.

• PS: Negociata vetëm Rama-Berisha
• Milo-Biberaj: Si vjen zgjidhja e krizës

Me kete lëvizje demokratet duket se i pergjigjen Partise Socialiste, e
cila ben thirje qe palet te ulen ne tryezen e kreut te shtetit, ku
perballe njeri tjetrit te jete Berisha dhe Rama. "PD thekson gatishmerine e saj per te mirepritur kontributin e
presidentit te Republikes dhe cdo aktori tjeter pa asnje lloj
paragjykimi duke verejtur se jashte rafshit kushtetues, respektimit te
shtetit ligjor dhe vendimeve te gjykatave mund te kete vetem nje dialog
shterpe dhe jo me shume se kaq", vijon Patozi.

Por nisur nga qëndrimet publike te opozites, do te jete e veshtire qe ky
komision te mare jete kete te enjte, pasi deputetet socialiste para se
te lene bojkotin parlamentar, si hap te pare te zbatimit te rezolutes se
Asamblese se Keshillit te Europes, kerkojne bisedimet ne tryezen e
Presidentit Topi.

Bledian Koka

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 03 shkurt 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›