Gjasula shënon 2 herë në debutim, gol edhe Vajushi
Mesfushori shqiptar Jurgen Gjasula e ka nisur aventurën te skuadra e Liteksit në Bullgari në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai ka pasur një debutim ëndrrash në fitoren që skuadra e tij realizoi kundër Neftohimik në elitën e futbollit bullgar me rezultat të përgjithshëm 4-1.
27 vjeçari, që u transferua këtë verë nga Dusiburgu të Bundesliga 2 të Gjermanisë, realizoi dy herë. Fillimisht në minutën e 41-të, Gjasula realizoi nga penalltia e akorduar ndaj shqiptarit tjetër të Liteksit, shkodranit Armando Vajushi. Vetëm 3 minuta më vonë sërish në skenë del tiranasi, i cili shënon golin e avantazhit.
Me rezultatin 2-1 përfunduan 45 minutat e para të takimit, ndërsa deri në fund Liteksi shënoi edhe dy herë, fillmisht në minutën e 59-të, ndërsa kur pritej që ndeshja të përfundonte, vetëm 5 minuta para përfundimit të takimit, në skenë del Vajushi, i cili shënon për ta vulosur fitoren e thellë të Liteksit prej 4-1. Dyshja shqiptare e Liteksit, Vajushi-Gjasula, ishin titullarë dhe ishin protagonistët kryesorë në këtë fitore për skuadrën e Liteksit. (E.Ilnica/balkanweb)