Siri, OSDH: Të paktën 18 të vdekur nga bombardimet në Idlebit
BEJRUT - Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur nga bombardimet e forcave të regjimit në provincën e Idlebit, në veriperëndim të vendit, bëri të ditur sot një OJQ siriane.
"Të paktën 18 persona mbetën të vdekur nga bombardimet e forcave të regjimit, që kishin synim qendrën e qytetit Ariha, në provincën e Idlebit", deklaroi drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), Rami Abdel Rahmane duke shtuar se dhjetëra të tjerë u plagosën.
Forcat e regjimit ndodheshin në periferi të Ariha, ndërsa kryengritësit qëndruan në disa pjesë të qytetit në përpjekje për marrë kontrollin.
(a.k/BalkanWeb)