E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjate ceremonise se inaugurimit te linjes hekurudhore nderkombetare Shkoder- Mali i Zi, Kryeministri Fatos Nano, i shoqeruar nga Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi, Ministri

Gjate ceremonise se inaugurimit te linjes hekurudhore nderkombetare Shkoder- Mali i Zi, Kryeministri Fatos Nano, i shoqeruar nga Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi si dhe autoritete te tjera te larta, u takua sot me perfaqesues te Qeverise se Malit te Zi te kryesuar nga zv/kryeministri, Dragan Gjurovic dhe te perbere edhe nga Ministri i Marines dhe Transportit, Andrija Lompar, Ministri i Pakicave Gezim Hajdinaga, deputeti Ferhat Dinosha si dhe kryetaret e partive shqiptare Mehmet Bardhi, Fuat Nimani dhe Osman Rexha.

Gjate takimit u theksua se Marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë njohur nje fazë te intensifikimi e cila nisi qe ne kohen e krizes në Kosove.
Qeveria shqiptare ka ndjekur me kujdes zhvillimet në Mal të Zi, theksoi Kryeministri Fatos Nano. Ajo ka ditur t'i ndërtojë marrëdhëniet mes dy vendeve në përputhje me linjën e bashkësisë ndërkombëtare duke zhvilluar lidhjet e fqinjësisë së mirë me këtë republikë.
Kryeministri, nenvizoi se, pas rivendosjes dhe përmirësimit të dukshëm të marrëdhënieve me Beogradin, Shqipëria po i zhvillon marrëdhëniet me Malin e Zi duke i parë ato edhe në aspektin e marrëdhënieve me shtetin e përbashkët Serbia dhe Mali i Zi.
Ne takim u verejt se midis dy vendeve eshte intensifikuar bashkëpunimi ndërkufitar. Pas hapjes në muajin prill 2002 te KK të Muriqanit pritet që gjatë pranverës së këtij viti të hapet edhe PKK të Bashkimit-Vermosh, hapja eshte një shprehje e interesimit të të dy palëve për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht te bashkëpunimit ndërkufitar.
Vend te dukshem ne takim zune bisedimet per realizimin e projekteve te perbashketa. Kryeministri Nano theksoi se me Malin e Zi janë filluar disa projekte të përbashkëta në fusha të tilla si transport, energji, rend, etj.
Bashkebiseduesit u ndalen veçanerisht ne marredheniet ne fushen e transporit ku u permenden rikonstruksioni i linjës hekurudhore Shkoder-Hani Hotit qe u inaugurua sot dhe qe do te rilidhe rrjetin hekurudhor shqiptar me ate te Malit te Zi dhe me atë europian.
Gjithashtu ne takim mes dy paleve u diskutua edhe per projekte te tjera si Projekti për rrugën Tiranë-Podgoricë-Sarajevë per të cilen nga të trija palët është marrë vendim që secila të përgatisë të dhënat e duhura për projektin, i cili pastaj do ti paraqitet Paktit të Stabilitetit. Lidhur me këtë rrugë, nenvizoi Kryeministri, pala shqiptare do të përfundojë me fondet e saj superstradën Lezhë-Shkodër.
Palet bashkebiseduese u ndalen edhe ne projektin e linjës turistike Shkodër-Virpazar, per te cilen kane rene dakord Kryetarët e Bashkive të Shkodrës dhe të Tivarit. Për këtë Projekt, u tha se do te nënshkruhet një marrëveshjeje midis dy palëve, pasi te zhvillohet me pare nje takim mes eksperteve te Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministrise se Financave, Ministrise Rendit te të dy vendeve, ku do te diskutohen të gjitha problemet si dhe për të përgatitur projektin e marrëveshjes.
U diskutua gjithashtu edhe per propozimin e pales malazeze për shndërrimin e Bunës në lumë të lundrueshëm, i cili do te nise pasi te jene pergatitur gjithe dokumentet e duhura.
Pala malazeze paraqet interes per ndërtimin e rrugës që do të lidhë Podgoricën me Pllavën per te cilin do te zhvillohet nje takim ekspertësh për të diskutuar për projektin dhe per te përfunduar studimin që do t'i paraqitet Paktit të Stabilitetit.

Interes ne takim paraqiti dhe hapja e linjave sezonale të anijeve Durrës-Tivar si dhe marrëveshja për lëvizjen e avionëve malazezë në zonën ajrore tampone midis dy vendeve.
Nje projekt tjeter i rendesishem per te cilen u diskutua ne takim ishte dhe ai për rregullimin e ujrave të liqenit të Shkodrës dhe të lumenjve Bunë e Drin.
Ne takim palet diskutuan edhe per marredheniet ne fushen e rendit. Është rënë dakort për heqjen e vizave për hyrje të qytetarëve malazezë në kuadër të vendosjes së reciprocitetit në këtë fushë, si dhe për hapjen e zyrave të kontaktit në Tiranë e Podgoricë me të dërguar të Ministrive të Brendshme për një bashkërendim më të mirë të punës në fushën e luftës kundër trafiqeve. Pala malazeze sheh me interes pjesëmarrjen në Qendrën Antitrafik të Vlorës dhe pala jonë është angazhuar të marrë miratimin e vendeve që marrin pjesë në këtë qendër për përfshirjen edhe të Malit të Zi.
Gjate takimit u shpreh interesim sidomos per pershpejtimin e implementimit te projektit të përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, për ndërtimin e Linjës së interkonekcionit Elbasan-Podgorice, 400 Kv.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›