Sot, kryeministri Fatos Nano, zhvilloi nje vizite ne Prefekturen e Shkodres ku merr pjese ne aktivitetet per festimin e 80- vjetorit te Gjimnazit "28 Nentori" te ketij qyteti. Ne kete vizite Kr
Sot, kryeministri Fatos Nano, zhvilloi nje vizite ne Prefekturen e Shkodres ku merr pjese ne aktivitetet per festimin e 80- vjetorit te Gjimnazit "28 Nentori" te ketij qyteti.
Ne kete vizite Kryeministri eshte shoqeruar nga Ministri i Arsimit dhe Shkences, Luan Memushi, nga autoritete te pushtetit vendor, etj,dhe u prit nga mesues, nxenes e ish-nxenes te kesaj shkolle.
Drejtoresha e gjimnazit Lumturi Valbona e njohu Kryeministrin me nivelin arsimor te shkolles dhe standartet e arritura. Gjithashtu ajo e njohu dhe me historikun e pasur te ketij Gjimnazi. Kryeministri u ndal ne menyre te veçante ne muzeun e shkolles ku pershkruhet historia 80- vjeçare e saj. Gjimnazi Shteteror i Shkodres u çel 80 vjet me pare, me 5 mars te vitit 1922. Gjate 80 vjeteve te jetes ne kete Gjimnaz jane diplomuar mbi 6500 nxenes. Sot mesojne 820 nxenes dhe japin mesim 47 mesues. Shkolla eshte angazhuar per te çuar me perpara demokratizimin e shkolles shqiptare.
Duke vizitituar mjediset dhe muzeun e shkolles, Kryeministri nenvizoi se historia e kesaj shkolle mbart ne vetvete dhe historine e Shkodres. Gjimnazi i Shkodres eshte nje deshmi e gjalle e perpjekjeve tona per dije dhe kulture. Ai ka luajtur nje rol te veçante ne zhvillimin e arsimit duke u kthyer ne nje vater te rendesishme arsimimore, kulturore dhe preogresiste, jo vetem per Shkodren, por per gjithe vendin.
Me pas Kryeministri Fatos Nano, i shoqeruar nga nxenes dhe mesues te gjimnazit ka ecur ne kembe neper shetitoren e qytetit, i pershendetur nga qytetaret shkodrane, duke u drejtuar per ne Teatrin "Migjeni" ku u organizua takimi solemn jubilar i 80 – vjetorit te Gjimnazit. Ne kete takim solemn Kryeministri Fatos Nano mbajti nje fjale pershendetese.