E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjekmarkaj: Mamurrasi, gati për ndryshim në zgjedhjet e 11 majit

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj prezantoi sot në Mamurras, kandidatin për deputet të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Kastriot Piroli.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj tha se “Piroli është një zë i fortë për qytetarët, një luftëtar për dinjitetin e kësaj zone, një përfaqësues që do ta çojë zërin e Mamurrasit në qeverinë e re të PD pas 11 majit”.

“12 vite të keqqeverisjes së Edi Ramës dhe Majlinda Carës kanë sjellë varfëri, papunësi dhe braktisje totale. Asnjë investim, asnjë mundësi për të rinjtë, vetëm korrupsion dhe zhgënjim. “Rilindja” nuk solli zhvillim, por rrënim”, tha Gjekmarkaj.

Sipas tij, Mamurrasi dhe gjithë Shqipëria kërkojnë rotacion politik, shpresë dhe dinjitet.

Gjekmarkaj u shpreh se “PD sjell një vizion të ri dhe të qartë, Sali Berisha e mban fjalën. Rroga minimale 500 euro, pensionet mbi 200 euro, 160 milionë euro mbështetje për bujqësinë, paga më të larta për mësuesit, mjekët dhe pedagogët”.

/k.s//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›