Gjekmarkaj transferohet në QSUT për ndihmë më të specializuar

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe nënkryetar i Kuvendit Agron Gjekmarkaj gjatë protestës së opozitës të zhvilluar pasditen e sotme, nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spital.
Fillimisht deputeti i Partisë Demokratike u dërgua në spitalin e Traumës, por rreth mbrëmjes me urdhër të mjekëve u transferuar për në QSUT për ndihmë më të specializuar.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të policisë se kanë dhunuar ligjvënësin demokrat. Por policia në një reagim publik përgënjeshtroi akuzat e Berishës dhe tha se nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.
/a.f/