Gjeli i detit për festat e fundvitit, qytetarët ankohen për çmimet e larta

Këtë vit, gjeli i detit do t’u kushtojë më shtrenjtë familjeve shkodrane. Çmimi i tij është rritur me 200 lekë më shumë për kilogram, dhe po shitet 1200 kg.
Fermerët të cilët tregtojnë në rrugën nacionale Shkodër- Lezhe pranë fshatit Mabë, një ndër zonat e njohur për rritjen dhe tregtimit të gjelit të detit, thonë se shkak është bërë rritja e kostos së mbarshtrimit të tyre.
Pavarësisht se është një asortiment kryesor në tavolinën e vitit të ri natën e ndërrimit të viteve, çmimi duket se i ka stepur qytetarët.
Ata kanë zgjedhur të blejnë gjela deti të therrur pasi janë më të lirë se gjelat e detit të freskët.
/RTSH/