E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjen. Mattis Pakistani te jape harten e trupave ne kufi

Nje zyrtar i larte i ushtrise amerikane po i kerkon Pakistanit te lejoje perdorimin nga ana e Shteteve te Bashkuara te hartes se vendndodhjes se trupave pakistaneze pergjate kufirit me Afganistanin per te ndihmuar ne shmangjen e incidenteve si sulmi i muajit te kaluar i forcave te NATO-s prej te cilit u vrane 24 ushtare pakistaneze.

Shefi i Komandes Qendrore te Shteteve te Bashkuara Gjenerali James Mattis tha dje se mesimi kryesor nga incidenti eshte se te dyja palet duhet te permiresojne bashkerendimin e tyre ne kufi. Ai tha se kjo gje kerkon ate qe ai e quajti nje nivel besimi themelor ne te dyja anet e kufirit.

Gjenerali Mattis i kerkoi Pakistanit te paraqese te gjitha informacionet lidhur me vendndodhjen e godinave dhe bazave ushtarake ne kufi. Ai kerkoi gjithashtu qe Pakistani te jepte keto informacione ne menyre te vazhdueshme dhe duke perfshire ndryshimet ne kohe.

Sulmi i 26 nentorit acaroi edhe me tej marredheniet qe ishin te demtuara qysh me pare midis Shteteve te Bashkuara dhe Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›