Kandidatet republikane ne pergatitje per zgjedhjet partiake ne Iowa

Nentorin e ardhshem Shtetet e Bashkuara do te zgjedhin presidentin. Para kesaj Partise Republikane i duhet te perzgjedhe nje kandidat qe do te sfidoje Presidentin Obama ne keto zgjedhje. Fushata republikane vazhdon prej disa muajsh e shoqeruar me plot peripeci perfshire nje pretendent qe nuk ka vene kandidature ne shtetin e tij si dhe nje libertarian qe eshte bere objekt akuzash se ka shkruar komente diskriminuese.
Kandidatet republikane tregohen teper te perzemert kur vijne ne shtetet qendrore. Me tre janar ata kane ne shtetin Iowa nje sprove te madhe me zgjedhjet e para partiake.
Lista me nente pretendente ne kete shtet duhet pare kryesisht si konkurim mes tre prej kandidateve thote analisti Mathew Dowd
Mendoj se ne mungese te ndonje ndryshimi dramatik gara aktualisht zhvillohet mes kandidateve Ron Paul Mitt Romney dhe Newt Gingrich te cilet kane nje numer problemesh te trasheguara nga e kaluara dhe qe perbejne shqetesim per votuesit republikane.
Zoti Gingrich ka shqetesimet e tij pasi nuk ka paraqitur numrin e mjaftueshem te votave per tu kualifikuar per garen ne Virxhinia ku ai vete jeton. Virxhinia eshte shteti i 12 nga madhesia dhe shihet si shtet i rendesishem per voten e lekundur dhe ku asnjera parti nuk dominon. Ky fakt e ben Virxhinian shume te rendesishme ne zgjedhjet presidenciale te nentorit. Analisti politik demokrat James Carville
Ai nuk do te konkuroje ne Virxhinia ku gara do te jete e forte dhe fitorja do te kete domethenie.
Por fushata e zotit Gingrich eshte treguar energjike ne trumpetimin e problemeve qe ka pasur rishtazi fushata e kandidatit Ron Paul. Ne vitet 1980 dhe 1990 zoti Paul botonte bulentine qe permbanin komente raciste anti-semite dhe kunder homoseksualeve.
Keto jane komente teper te peshtira. Por ai pretendon se nuk kishte dieni Pra nuk kishte dieni por eshte plotesisht i afte te jete president
Zoti Paul betohet se nuk i ka shkruar keto komente. Por kjo video e vitit 1995 e publikuar ne YouTube flet ndryshe
Buletini quhet raporti Ron Paul i mbijeteses qe une e botoj cdo muaj.
Pavaresisht nga ky fakt zoti Paul ka perkrahes te zjarrte qe e pelqejne per stilin e tij te thjeshte. Kjo ka rendesi ne Iowa ku vetem rreth 100 mije vete do te votojne me 3 janar.
Ne treshen kryesore eshte edhe ish-guvernatori i Masacusetsit Mitt Romney i cili nuk ka bere aq shume fushate ne Iowa
Zoti Romney flet per ekperiencen e tij ekonomike ne kete reklame televizive. Por disa republikane thone se ai nuk eshte konservator sa duhet ne ceshtje te tjera.
Kandidatet mund te ngushellohen me faktin se ne Iowa nuk duket se ka nje kandidat favorit. Megjithate pretendenteve u mbetet vetem nje jave te bindin votuesit ne kete shtet dhe te sigurojne fitoren.