E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjen çantë me para, e dorëzon në polici

Një i pastrehë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka gjetur një çantë me 42 mijë dollarë brenda dhe e ka dorëzuar në polici.

Përveç shumës së parave, në çantë kishte edhe pasaportë e dokumente personale që i përkisnin një shtetasi kinez.

Policia e Bostonit ka bërë të ditur për The Boston Herald se burri që kreu këtë gjest të rrallë jeton në një qendër për të pastrehët.

Çanta me shumën e parave dhe dokumentat e ndryshme i është kthyer pronarit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›