E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden 152 rrënjë kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe punonjësi i Pyjores

Tepelenë, 9 korrik, NOA Një kryeplak fshati dhe një punonjës i Policisë Pyjore kanë rënë në prangat e policisë nën kuadrin e operacionit të koduar Bliri, për moskallëzim të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e tyre.

Bëhet fjalë për kryeplakun e fshatit Peshtan të Tepelenës, në pyllin e të cilit janë gjetur 152 rrënjë bimë kanabis sativa; 500 fishekë, rreth 1 kg marijuanë, një armë gjahu pa leje, si dhe një sasi fare bime narkotike, ndërsa është shpallur në kërkim autori i kultivimit të bimëve narkotike.

Lajmi konfirmohet prej burimeve policore të Tepelenës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, konkretisht, në pyllin e fshatit Peshtan, në vendin e quajtur Përroi i Shën-Mërtirit, i mbuluar nga pemë të larta bliri, ishin hapur rishtas dy parcela të cilat ishin kultivuar me bimë narkotike.

Në momentin e mbërritjes së policisë, autori i kultivimit të bimëve narkotike ka mundur të largohet, ndërsa kryeplaku me emrin Artur Malo, 36-vjeç dhe Novruz Hysi, specialist pyjesh ne Tepelenë u arrestuan në flagrancë për veprat penale të Moskallëzimit të krimit, si dhe të Detyrimit ligjor për të kallëzuar provën, vepra këto të parashikuara nga nenet 300 e 304 të Kodit Penal.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në parcelën e parë ishin të kultivuara 83 bimë narkotike dhe në parcelën e dytë 69 bimë kanabis sativa, ku gjatësia e secilës bimë varionte nga 50 cm-120 cm të larta.

Në fund, ekipi hetimor arriti të identifikonte autorin e kultivimit të këtyre bimëve, 42-vjeçarin Edmond Malo, lindur dhe banues në fshatin Peshtan.

Ndërkaq, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike rreth një kilogramë marijuanë, 540 fishekë model 56, 6 krehëra me fishekë, një armë gjahu të cilën e mbante pa leje.

Tashmë ai është shpallur në kërkim për veprat penale të Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, Kultivimit të Bimëve narkotike, si dhe Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve të gjahut dhe municioneve luftarake, vepra këto të parashikuara nga nenet 283, 284, dhe 280 të Kodit Penal.

Materialet përkatëse iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›