Gjenden dy te rinj u bllokuan nga bora ne Korce

Korce 25 shkurt NOA 8211 Dy te rinj nga Tirana jane gjetur ne gjendje te rende shendetesore si pasoje e te ftohtit ne zonen e Vidhkuqit ne Korce. Neritan Hasani dhe Stefan Dono kishin humbur rrugen ne zonen malore te Vithkuqit teksa ishin nisur per nje vizite tek te afermit e tyre.
Lajmi konfirmohet nga Policia e Korces e cila sakteson se te rinjte jane gjetur ne oret e pare te mengjesit.
Alearmi per humbjen e dy te rinjve eshte bere nga familjaret e tyre te cilet kane njoftuar per kontaktin e fundit qe kane pasur me dy te rinjte. Pas dhenies se koordinatave te para policia ka shkuar ne fshatin Katundi i Ri ne Komunen e Vithkuqit per lokalizimin dhe gjetjen e dy te rinjve.
Te rinjte ishin nisur per nje vizite tek te afermit e tyre ne kete fshat. Hasani dhe Damo kane humbur me pas rrugen dhe kontaktet si me shtepine ashtu dhe me te afermit e tyre. Pas disa ore kerkimesh policia ka arritur ti gjeje ata ne fshatin Shtylle te Komunes Vithkuq.
Pas marrjes se ndihmes se pare te rinjte jane jashte rrezikut per jeten. Ne operacionin e kerkimit jane angazhuar strukturat e policise se Drejtorise se Policise se Qarkut Korce komisariatet e Korces dhe Kolonjes.
a.k/NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhjebora Katund i Ri Neritan Hasani ngrire Stefan Damo Vithkuq