E Diel, 1 Nëntor 2026

ertifikohen 41 oficere Basha Hap historik per policine

Tirane 25 shkurt 2011 NOA 8211 25 oficere te policise qe perfunduan Kursin baze te hetimit dhe 16 te tjere qe perfunduan kursin e trajnimit per Instruktor nderkombetar u certifikuan sot nga ministri i Brendshem Lulzim Basha. Oficere nga ky grup do te perzgjidhen per trajnimin e forcave policore ne vendet ku NATO sherben ne kuader te misionit te saj duke filluar ne Afganistan. Ministri Basha tha gjate ceremonise se certifikimit te oficereve te Policise se Shtetit se keto trajnime te realizuara me ekspertizen me te mire dhe mbeshtetjen me solide te organizatave tona partnere PAMECA dhe ICITAP per Policine e Shtetit dhe Sherbimin e Kontrollit te Brendshem kane konsoliduar edhe me tej traditen e perftimit te njohurive me bashkekohore dhe praktikave me te mira ne fushen e hetimit. Sipas tij keto trajnime jane kthyer ne nje ambjent nderveprues midis agjencive kryesore te zbatimit te ligjit ne Shqiperi.

Gjate fjales se tij Basha tha se trajnimi i 16 oficereve si trajnues nderkombetare

eshte nje hap domethenes dhe historik per Policine e Shtetit.

Per 20 vite me radhe Policia e Shtetit ka qene perfituese e dhjetera qindra trajnimeve nga partneret tane euroatlantike. Kjo ndihme si dhe asistenca materiale eshte nje nga themelet e konsolidimit te organizates se Policise se Shtetit dhe te sukseseve te perditshme qe ajo korr sot ne cdo fushe dhe veprimtari te saj. shte nje nga kycet e arritjes ne shume fusha standartit dhe praktikes me te mire te Bashkimit Europian dhe afrimit ne shume fusha te tjera drejt arritjes se ketij standardi- nenvizoi ministri Basha.

Ai tha se nepermjet aftesimit te nje numri jo te vogel oficeresh te Policise se Shtetit me grada dhe funksione te ndryshme per perdorimin e mjeteve didaktike per metodat e mesimdhenies dhe metodat e aftesimit ne grup ne gjuhen angleze shenohet nje kapitull i ri ne Policine e Shtetit.

Sipas tij per here te pare Policia e Shtetit do te jete jo vetem implementuese e standarteve dhe praktikave me te mira bashkekohore euroatlantike por edhe percuese e ketyre praktikave ne organizatat policore te vendeve te ndryshme duke filluar ne Afganistan.

Basha shprehu mirenjohjen per kontributin e dhene nga ICITAP PAMECA dhe OSBE.

mit/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeBasha certifikon oficeret e policise certifikohen 16 trajnues nderkombetare certifikohen 25 oficere te hetimit Ministri i Brendshem Lulzim Basha oficeret e trajnuar ne misionin ne Afganistan trajnimi i policise hap historik

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›