E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjenden mbi 150 bomba të Luftës së Dytë Botërore në Britani

Disa bomba të epokës së Luftës së Dytë Botërore u zbuluan rastësisht në një shesh lojrash në Wooler, Northumberland, në Anglinë veriore.

Gjatë punës, fillimisht u zbuluan dhe u hoqën dy bomba nga ekspertët e asgjësimit të bombave të Ushtrisë Britanike. Këshilli i qytetit kërkoi një inspektim të plotë të këndeve të lojërave.

Në ditën e parë të operacionit, u gjetën 65 bomba. Të nesërmen, u gjetën edhe 90 bomba të tjera.

Në total, kërkimet zbuluan 174 bomba, raporton CNN .

Bombat e gjetura përmbajnë sasi të vogla eksplozivi dhe kërkojnë trajtim të veçantë për asgjësimin e tyre të sigurt.

Zona ishte një terren stërvitje gjatë luftës. Bombat e pashpërthyera duket se janë varrosur pas luftës./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›