Gjenden në Beograd pikturat e vjedhura të Picassos
Sipas disa medieve botërore, pikturat janë gjetur në Serbi dhe është duke u negociuar që të kthehen në vend. Këto piktura kanë një vlerë disa miliona dollarësh dhe kanë një vlerë të madhe artistike për koleksionin e pikturave të piktorit spanjoll.
Pikturat e vitit 1944 dhe 1962 janë vjedhur dhe muzeu nga Hannoveri i Gjermanisë është në kërkim të tyre. Nuk dihet se ku ndodhen pikturat me saktësi, pasi zyrtarët serb nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje.
Por, në fakt ka pasur raste dhe më parë kur persona nga ish Jugosllavia me sukses kanë vjedhur gjëra më vlerë. Pikturat janë zhdukur në afërsi të kryeqytetit zviceran, ndërsa prokurorët i kanë shkruar Serbisë dhe kanë bërë kërkesë për procedimin e kësaj çështjeje. Megjithatë, ende nuk ka përgjigje zyrtare.