E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 imazhet portretizuese

‘Mona Lisa’ e piktorit Leonardo da Vinci, shishja e Coca-Cola’s dhe Krishti janë top imazhet portretizuese të historisë, sipas një profesori të Oksfordit.

Martin Kemp, profesor në Universitetin e Oksfordit, ka mbledhur një përzgjedhje të njëmbëdhjetë imazheve për librin e tij “Nga Krishti te Coca-Cola – Si imazhi bëhet ikonë”.

Një fotografi e revolucionarit Che Guevara, flamurit amerikan si dhe fotografia e fotoreporterit Nick Ut, e cila paraqet një vajzë të zhveshur duke ikur nga një sulm me napalm në Vietnam, janë përfshirë gjithashtu në listë.

Ai tha se dëshironte të eksploronte faktin se pse imazhet portretizuese ‘e kanë arritur statusin që e kanë’.

Ai shtoi: “Njëmbëdhjetë imazhet këtu janë aq të sigurta dhe universale në statusin e tyre portretizues saqë ndonjë prodhim kulturor mundët ndonjëherë të pretendojë të jetë”.

“Një imazh portretizues është ai që ka arritur të gjitha nivelet e jashtëzakonshme të pranimit të gjerë dhe ka arritur të mbajë një seri të pasur të asociacioneve të ndryshme për një numër të madh të njerëzve nëpër kohë dhe kultura të ndryshme”.

Nëpër libër, Kemp investigon historinë e imazheve që ai i përzgjedhë dhe i shikon se si, sipas mendimit të tij, ato janë bërë portretizuese.

Autori e ka pranuar se ka pasur imazhe, sikurse Buda, të cilët ai eventualisht i ka lënë jashtë listës: “E kam lënë Budën pjesërisht sepse, madje edhe imazhi i njohur ulur i hyjnisë së shëndoshë, nuk më është dukur se ka arritur nivelin e njëjtë të pranimit botëror sikurse Krishti”, tha ai.

Ai e pranoi se lista e tij përbënte një ‘anim perëndimor’.

“Kjo është pjesërisht për shkak të fushave të mia të njohjes kulturore”, por gjithashtu për shkak se “media perëndimore ka dominuar në bërjen dhe propagandimin e imazheve në shkallë botërore”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›