Gjenden predha të vjetra luftarake në Xibrakë

Gjenden predha luftarake në fshatin Xibrakë që lidh rrugën Elbasan-Librazhd. Ditën e djeshme, inxhinieri i një firme ndërtuese që po kryente punime në këtë aks rrugor, ka konstatuar prani të predhave të vjetra luftarake në zonë, Policia bën me dije se janë njoftuar shërbimet e specializuara për demontimine predhave.
“Më datë 08.02.2024, shtetasi M. P., me detyrë inxhinier i firmës ndërtuese që kryen punimet në rrugën “Elbasan-Librazhd”, ka njoftuar Policinë se gjatë punimeve, në fshatin Xibrakë, janë gjetur disa predha të vjetra luftarake. Policia ka kryer veprimet për këtë rast dhe ka njoftuar shërbimet e specializuara për demontimin e predhave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/