E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden trupat e pajete te dy minatoreve

Ekuador 17 tetor NOA - Dy nga kater minatoret e bllokuar diten e premte ne fundin e nje miniere ari ne Ekuador jane gjetur sot te vdekur ndersa dy te tjeret flitet se mund te jene ende ne jete.

Informacioni per ngjarjen tragjike eshte bere e ditur nga Ministri i burimeve Natyrore Carlos Pareja.

Ndihma e shpejte sipas tij ka arritur qe ti coje oksigjen kater minatoreve te mbetur ne 150 meter thellesi.

Keshtu ndryshe nga minatoret ne Kili te cilet arriten te shpetonin dhe ne nje thellesi prej 600 metrash ne Ekuador mund te themi se veshtiresite jane shume me te medha.

Nga kjo situate kuptohet mjaft mire se sa me fat kane qene minatoret kilene qe qendruan per 70 dite dhe arriten te mbijetonin.

Ne Ekuador trupi i pare i pajete qe u gjet ishte ai i Walter Vera 31 vjec baba i tre femijeve.

Ai ishte se bashku me te vellane e tij Angel 29 vjec Paul Aguirre dhe Pedro Mendoza te dy 21 vjecare.

Ata kane ngecur ne tunel si rrjedhoje e shirave te rrembyeshem qe perfshine ate zone disa dite me pare.

Punimet per te shpetuar minatoret jane duke u bere me ritem te pershpejtuar objekti i pare mund te themi se eshte arritur - shkruhej ne nje komunikate e cila ka rritur shpresat per shpetimin e minatoreve.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/32543-gjenden-trupat-e-pajete-te-dy-minatorevetitleGjenden trupat e pajete te dy minatorevetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›