Festivali i Teatrove ne Ferizaj behet mbarekombetar

Ferizaj 18 tetor NOA/ Milena Selimi - Ne Festivalin e Teatrove te Kosoves ne Ferizaj ne jubileun e 40-te te tij marrin pjese teatro nga te gjitha trojet shqiptare Shqiperi Kosove Maqedoni.
Festivali ka nisur nga data 15 tetor ku per shtate dite rresht do te jepen nente shfaqje prodhime te teatrove te trojeve shqiptare. Ne edicionin e sivjetme ky festival vishet me petkun mbarekombetar me bindjen se shfaqjet nga trojet shqiptare do ti japin peshen e vecante festivalit qe konsiderohet si nje me te vjetrit ne rajon.
Shfaqjet ne kete festival do te kene karakter garues dhe ne cdo mbremje do te mbahen edhe tryezat debatuese ku do te ngrihen shume ceshtje mbi shfaqjet si dhe mbi zhvillimet teatrore ne vecanti.
Drejtori i Drejtorise per Kulture Naim Ferati thekson per mediat se Drejtoria nuk ka qene doreshtrenguar per kete festival pasi nje aktivitet i tille nderon kulturen e Ferizajt. Kete festival e ka mbeshtetur edhe Ministria e Kultures dhe donatore te tjere.
Shfaqja Ah veshkat e mia me tekst te Babis Cikliropulos dhe regji te Ben Apolloni produksion i teatrit Adriana Ferizaj ishte shfaqja qe hapi garen. Nderkaq do te marrin pjese edhe teatri i Prizrenit Dodona teatri i Kumanoves me shfaqjen Kufomat e gjalla nje drame ekzistenciale me regji te Zijadin Murtezit dhe ne interpretimin e aktoreve Musa Isufi Mendim Murtezi dhe Sefedin Shabani.
Kufomat e Gjalla eshte nje nder premierat e rralla ne gjuhen shqipe qe eshte shfaqur me 20 shtator 2008 ne Qendren per Kulture ne Kumanove qytet i cili shume shpejt do te mundet te kete nje teater shqiptar te fjales.
Gara do te vazhdoje me teatrin e Presheves qe vjen me dramen Revolja pjese e shkruar nga dramaturgu bullgar Gabor George me regji nga Kastriot Saqipi teatri i Shkodres pastaj Akademia e Arteve e Tiranes Teatri Metropol i Tiranes me shfaqjen Me e vertete se e verteta me aktoret Lulzim Zeqja Luli Bitri dhe Neritan Licaj.
Teatri i Gjilanit do ta mbylle kete festival me Sakati nga Inishmani ne regji te Ilir Bokshit. Yllka Mujo Mehmet Kraja dhe Elmaze Nura jane treshja e jurise se festivalit.
m.s/n.e/NOA