E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet drogë në tarracën e Institucionit të Edukimit në Durrës

Durrës, 22 qershor NOA Policia gjen drogë në Institucionin e Edukimit në Durrës, në kërkim poseduesit e saj.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë se dje në tarracën e një objekti (ofiçinë) që ndodhet brenda territorit të Institucionit të Edukimit Durrës, tre metra në anën perëndimore të tij, është gjetur nga punonjësit e policisë së këtij Institucioni një sasi prej 11.05 gramë bimë e dyshuar si bimë narkotike Canabis Sativa.

Sipas policisë, lënda ka qenë e mbështjellë në një qese farmaceutike të tejdukshme. Ndërkohë që efektivat blu kanë kryer të gjitha veprimet e para hetimore dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes të narkotikeve .

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›