E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Izmir: 5 të vdekur, 28 të plagosur

Izmir – Pesë persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik pranë Izmirit në Turqi. Autobusi i nisur drejt Izmirit u përplas rreth orës 05.30 të mëngjesit me një kamion duke u rrokullisur 50 metra.

Në aksident humbën jetën pesë persona midis tyre edhe shoferi i autobusit. 28 personat e tjerë të plagosur u transportuan me ambulanca helikopterë dhe u dërguan në disa spitale të Izmirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›